Përshkrimi
Fund lëkure midi, elegant dhe shumë i lehtë për t’u kombinuar. Bel i lartë dhe prerje e gjerë që bie bukur deri poshtë gjurit. Ka xhepa anësore.
Ideal për punë, për një darkë apo për një shëtitje në qytet. Kombinojeni me një bluzë të thurur, një rrip në bel dhe çizme të shkurtra, dhe keni gati një look elegant për vjeshtë e dimër.
Vjen në 3 ngjyra: kafe, vishnje dhe e zezë. Masa është standarde dhe përshtatet për S, M, L dhe XL.
Shikoni edhe kostumet klasike dhe palltot në koleksionin tonë.
Dërgesa: Falas kudo në Shqipëri, brenda 24–72 orëve.
Ndërrimet: Nëse masa ose ngjyra nuk ju përshtatet, na shkruani brenda ditës që e tërhiqni porosinë nga posta, në Messenger, Instagram ose WhatsApp (+355 68 444 1211), duke na dhënë numrin e porosisë ose emrin me të cilin është bërë. Produkti duhet të jetë i padëmtuar. Në rast ndërrimi, posta paguhet nga klienti: 300 L.






