Pallto e gjatë elegante me rrip

3 500 L

Në gjendje

Pallto e gjatë me astar, jakë klasike dhe rrip në bel. Masë standarde (S–XL). 6 ngjyra. Posta falas.

Porosit në WhatsApp

Përshkrimi

Pallto e gjatë elegante, e krijuar për zonjën që do ngrohtësi pa hequr dorë nga stili. Stofi i butë, me astar brenda. Ideal për punë, në një takim apo në një shëtitje me miqtë.

Jaka klasike dhe rripi në bel e theksojnë siluetën, ndërsa prerja e gjatë dhe e lirshme bie bukur deri poshtë gjurit.

Vjen në 6 ngjyra: bordo, kafe e hapur, bezhë, e zezë, kafe e errët dhe gri. Masa është standarde dhe përshtatet për S, M, L dhe XL. Kombinojeni me çizme të gjata dhe keni gati një look elegant për gjithë dimrin.

Shikoni edhe modelin tjetër: Pallto e gjatë stofi me rrip, ose të gjitha palltot në koleksionin tonë.

Dërgesa: Falas kudo në Shqipëri, brenda 24–72 orëve.
Ndërrimet: Nëse masa ose ngjyra nuk ju përshtatet, na shkruani brenda ditës që e tërhiqni porosinë nga posta, në Messenger, Instagram ose WhatsApp (+355 68 444 1211), duke na dhënë numrin e porosisë ose emrin me të cilin është bërë. Produkti duhet të jetë i padëmtuar. Në rast ndërrimi, posta paguhet nga klienti: 300 L.

Informacion shtesë

Ngjyra

Bordo, Kafe e hapur, Bezhë, E zezë, Kafe e errët, Gri

Masa

Standarde (S–XL)

© 2026 Dea’s Fashion. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

0
0
Shporta juaj
Empty CartShporta është bosh!Kthehu te produktet
Blerje të sigurta
Blerje të sigurta
Posta falas
Posta falas 
Ndërrime
Ndërrime